Betimi te noterja i Arta Vorpsit si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar shumë reagime, ku nuk kanë munguar as nga personazhet e njohur.
Më i fundit ka ardhur nga aktori i humorit dhe njëkohësisht anëtari i PD-së Julian Deda, i cili ka zgjedhur të shkojë përpara zyrës së noteres Miranda Xhemalçe, që firmosi sot aktin e betimit.
Deda ka publikuar një foto në ‘Facebook’, teksa ironizon se me që nuk ka vend për Gjykatën Kushtetuese, zgjedh Gjykatën e Lartë.
Aktori nuk nguron as të kërkojë falje plot batutë për veshjen sportive.
‘Më uroni fat. Meqë për Gjykatën Kushtetuese nuk ka më vende bosh, vendosa të betohem për anëtar të Gjykatës së Lartë.
Ju kërkoj ndjesë për veshjen time me tuta, por meqë kalova andej thashë ta mbaroj si punë tek noterja pa shqetesuar Presidentin. Betohem se do shërbej me ndershmëri.I juaji Julian Deda’, shkruan Julian Deda.