Julia Fox është shumë “krenare” me veten që i dha fund romancës me Kanye West në shkurt pasi artisti ‘shfaqi shenjat e para të problemeve që ai ka’.
Reperi ka “çështje të pazgjidhura me të cilat po merrej” gjatë takimit me yllin 32-vjeçar të “Uncut Gems”, kështu është shprehur modelja për ES Magazine në një kopertinë të botuar më 15 shtator.
“Duket se ai kishte shumë për të punuar me veten dhe unë thjesht nuk kam kohë për të apo energji,” shpjegoi ajo. “Unë nuk kam gjerësinë apo kapacitetin emocional për të. Unë jam krenare për veten time si shkuan gjërat”.
Fox dhe West ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në janar, por “mënyra e jetesës së reperit nuk ishte e qëndrueshme” për modelen. Aktorja pretendoi se u largua nga West për “çështje të pazgjidhura” me ish-gruan e tij, Kim Kardashian.
“Jeta reale filloi,” tha Fox. “Nuk mund të fluturoja një herë në javë. Dhe unë hoqa dorë sapo dolën në pah problemet e tij të para’.
Ish-çifti u ndanë në shkurt mes lutjeve të Uestit në rrjetet sociale që ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, të rikthehej përsëri. Rikujtojmë se pas ndarjes nga Pete Davidson, Kim Kardashian i tha James Corden të mërkurën se ajo ka kërkuar dashurinë në vendet “e gabuara” dhe planifikon të ndryshojë taktikat e saj të takimit.
“Unë mendoj se do të jetë, si një shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, doktor ose avokat,” shpjegoi ylli para audiencës “Late Late Show With James Corden”. “Kjo është ndoshta ajo që unë parashikoj në të ardhmen.”