“Historia e dashurisë në distancë” mes Pep Guardiolës dheJulia Roberts duket se nuk ka një fund të lumtur për trajnerin spanjoll. Guardiola e kishte cilësuar një prej idhujve të tij aktoren e njohur amerikane dhe e kishte cilësuar si një nga dështimet e karrierës së tij faktin që ajo kishte shkuar të vizitonte Manchester United dhe jo Manchester City-n gjatë një vizite në Angli disa vite më parë.
Pas këtyre deklaratave, ishte aktorja ajo e cila e uroi në rrjetet sociale trajnerin e Manchester City-t menjëherë pasi ekipi fitoi Ligën e Kampioneve duke mundur në finale Interin. Por duket se dashuria e saj e vërtetë mbetet Manchester United.
Pas miqësores mes Manchester United dhe Arsenalit në turneun në SHBA, ajo u shfaq duke bërë foto me trajnerin Ten Hag dhe futbollistët e “djajve të kuq” si Rashford, Maunt, Kasemiro e Bruno Fernandes. Dhe duket se të Junajtid ishin përgatitur për një thumbim ndaj rivalëve historikë, pasi i dhuruan asaj një fanellë të personalizuar me numrin 1 në shpinë.