Analisti Julian Zyla thotë se Kryeministri Albin Kurti duket sikur kërkon që Perëndimi të vendosë sanksionet ndaj Kosovës. I ftuar në studion e emisionit Opinion, Julian Zyla mendon se Kryeministri Kurti kërkon që ta përdorë këtë “ndëshkim” në avantazhin e tij politik.
“Unë mendoj që ai ka gati fjalimin pas sanksioneve. Unë mendoj që ai ka gati strategjinë e komunikimit. Në mendimin tim sa i përket mënyrës se si mund ta shohë Kurti, jo vetëm midis Kurtit dhe Perëndimit, por unë besoj që ai mund të shikojë që opinioni publik dhe aq më tepër elektorati në Kosovë mund të shikojë një përplasje mes Perëndimit dhe Kosovës.
Ai thotë që shiko, Perëndimi nuk është se më penalizoi, por penalizon vendin tonë.
Arsyeja pse unë mendoj që ai po mendon për pas sanksioneve, lidhet edhe me sjelljen e tij në lidhje me mbledhjen.
Duket që z.Kurti është komplet në kundër rrymë me këtë qasje dhe duket sikur do që orët të kalojnë, duket sikur do që sanksionet të vendosen. Ajo që unë mendoj është kjo, që ai do të thotë shiko Perëndimi nuk sanksionoi Kurtin, Perëndimi sanksionoi Kosovën.
Unë besoj që Kurti mund ta shikojë si një avantazh politik që mund ta përdorë në vijim atë lloj ndëshkimi. Pra, Perëndimi ndëshkoi shqiptarët e Kosovës, pra jo z.Kurti”, tha Julian Zyla.