Sezoni i tretë i Top Talent në Top Channel, kushtuar të rinjve ka nisur që më 24 janar. Por ky vit erdhi me ndryshime të mëdha, duke nisur që nga prezantuesja e emisionit, Ori e deri tek juria.
Aktualisht katër janë anëtarët e jurisë, Olti Curri, Anita Haradinaj, Jonida Vokshi dhe Hervin Çuli. Por jurisë do i shtohet një tjetër emër, këngëtarja e njohur Soni Malaj.
Ka qenë vetë Soni që ka dhënë lajmin. “Te premten ora 21:00, talent shoë me i ndjekur “Top Talent”.Ju ftoj te me ndiqni ne nje nate emocionesh te medha dhe talentesh te mrekullueshem.Faleminderit @ledjaliku per ftesen dhe @ilda_lumani ,ishte shume bukur te jesh edhe njehere pjese e nje jurie 😀”- ishin fjalët e Sonit në postim.