Juristja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi ka thënë se akuzat e presidenti Ilir Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani janë të pamoralshme.
Sipas saj këto sulme janë për të kapur segmente të drejtësisë.
“Unë mendoj që qasja e Metës ndaj Dvoranit, nuk është një qasje morale, ose kushtetuese, por janë ambiciet që ka politika shqiptare për të kapur segmente të caktuara të reformës në drejtësi, të cilët gjatë gjithë kohës e kanë kontestuar, dhe personat që nuk i kanë me vete, i sulmojnë me pretekste ligjore, kushtetuese. Unë besoj tek reforma në drejtësi, më vjen keq që SPAK, është shumë i ngadaltë, nuk po justifikon besimin dhe gjithçka që është investuar tek ai. Vettingu ka sjellë rezultat tek drejtësia shqiptare”, tha ajo për Ora News.