Mediat nderkombetare aluduan për një krizë për çiftin Justin – Hailey, pasi ishin fotografuar duke bërë debat në një park.
Ky aludim u mbeshtet me idenë se periudha e vështirë e depresionit që Justin po kalon mund të ketë ndikuar. Pikërisht për të hedhur poshtë këto thashetheme çifti është shfaqur nën rrezet e diellit dhe pranë oqeanit, duke kaluar një kohë të mrekullueshme pranë krahëve të njëri-tjetrit. Hailey e kombinuar me rroba banjo në ngjyrën rozë dhe vathë si të vetmit aksesorë, kishte me vete edhe qenushin e saj.
Më pas Hailey reagoi përmes një postimi në Insta Story, që duket se ishte lidhur me krizën në çift, ku shkroi:
“Mos besoni se çfarë lexoni në internet njerëz. Lajm i rremë”.