Sulmuesi nuk i ka fshehur aspak preferencat e tij teksa është shprehur se ëndërron të luajë në Itali. “Të luash në Serinë A është një ëndërr, me të vërtetë do të ishte ëndërr. Shpresoj të luaj në Itali herët apo vonë, sepse për momentin jam i përqendruar te Mançester Junajtid, për të përmbushur objektivin e klubit për t’u renditur në vendin e 4”, tha Lukaku.
Një deklaratë që ka nxitur shumë zëra pasi emri i 25-vjeçarit, shpeshherë është përmendur si një dëshirë e Juventusit por edhe Interit, që e shikon si alternativën e duhur për të zëvendësuar Mauro Ikardin. Ndërkohë që Xhanluka Di Marcio, i cili e njeh mirë merkaton ka hedhur skenarin se Interi dhe Junajtid mund të gjejnë marrëveshjen për një shkëmbim mes Lukakut dhe Ikardit