Ardjan Ismajli është mbrojtësi i momentit në Serie A italiane dhe ylli kuqezi ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdhenj.
Pas Juventusit, në skenë kanë hyrë edhe Interi e Napoli. Paraqitjet mbresëlënëse të Ismajlit dhe statistikat prej një mbrojtësi të madh, kanë bërë që skuadrat më të njohura italiane ta shohin si përforcim cilësor.
Kësaj i shtohet fakti që lojtarit të Kombëtares i përfundon kontrata me Empolin në fund të sezonit dhe të gjithë kërkojnë të përfitojnë. Te Interi synojnë ta afrojnë me parametër zero gjatë verës, ndërsa si kundërpërgjigje, Juventusi po mendon të paraqesë një ofertë për kapitenin e Empolit prej merkatos së janarit.