Juventus po has probleme serioze me tifozët e saj.
Shkak janë bërë çmimet e kripura të biletave në “Allianz Stadium”, duke shkaktuar kaos te tifozët bardhezi. Këto të fundit kanë zgjedhur protestën për të reaguar ndaj kësaj mënyra për të nxjerrë të ardhura.
Një gjë e tillë po ndodh edhe në prag të duelit të kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Ajax. Ata pritet të jenë prezent në shkallët e stadiumit, por nuk do të festojnë për asnjë moment.
“Çfarë rëndësie ka zhurma kur fitoni të ardhura rekord?”-shkruhej në pankartat e grupimit Ultras Drughi.
Ultrasit kishin pezulluar protestën e tyre për t’i qëndruar pranë skuadrës të përmbysë disfatën 2-0 ndaj Atletico Madrid
Drughi vendosi parulla jashtë arenës të mbuluar me euro të rrema.