Policia ka tentuar të pyesë 3 gratë e Dervish Hasit, i arrestuar nën dyshimet e abuzimin me një vajz të mitur. Asnjëra prej tyre, pavarësisht insistimit të policisë, nuk ka pranuar të flasë dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen e rëndë.
42-vjeçari është shprehur me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen, edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.
Vajza e mitur është tentuar të merret në pyetje dhe e vetmja gjë që ka deklaruar është se ka shkuar me dëshirë, por për shkak të hezitimit për situatën nuk është vijuar më tej dhe pritet të merret edhe një herë tjetër në pyetje në prani të psikologut.
Familja e vajzës janë shprehur se nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga Hasi dhe kishin frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj. Policia nuk ka pasur një denoncim të mirëfilltë për rastin, por vetëm indicie të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.