Edi Paloka u shpreh se Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në qarkun Veri-Lindor në favor të Partisë Socialiste.
Ai tregoi se në dijeninë e tij, janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.
“Nëse shërbimet e huaja i ndakan informacionet me Edi Palokën, kjo botë paska marrë fund.
Po ato që merren me tipa si Paloka nuk quhen shërbime inteligjente, por shërbime për budallejtë!
Megjithatë, për cdo njeri normal që mund të habitet akoma me këtë budalla kampion, sqaroj se ditën kur Kukësi nuk do ma japi votën me zemër une s’do fus dorën në xhep.
Po do bëj valixhen e do iki. Se ndryshe nga thape thupja që rron kot dhe merr rrogën per të gjujt njerëzit me baltë a me bojë, unë rroj me punën time dhe s’e dua politikën për rrogë apo për kocka si ky budallai i Kuvendit.
Po shyqyr e mori vala e budallekut kolektiv edhe këtë dhe s’do i’a shohim më bojën në atë Parlament që e kishin kthyer në nevojtore.
Kurse Kukësin do ta shohim në qershor dhe thape thupes i them: hajde trim dhe tregoja kuksianëve Dothjen që ke për Safet Gjicin.
Budalla!”, shkruan Gjici në reagimin e tij të dytë në Facebook.
O