Aktivisti i njohur i shoqërisë civile, Emiljano Lule, ka humbur shikimin gjatë një operimi, por kjo nuk e ka penguar aspak të vijojë jetën e tij, pavarësisht të gjitha vështirësive me të cilat e ka përballur jeta.
I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” në Top Channel, për të folur për të bukurën, ai është pyetur se si ai e percepton bukurinë tani që ka humbur shikimin dhe kur e kupton që përballë ka një femër të hijshme. Emiljano ka treguar se ka aftësinë ta kuptojë këtë vetëm nëpërmjet zërit.
“Në varësi të zërit kuptoj nëse ky njeri është ose jo nën peshë ose mbipeshë. Nga trashësia e zërit, nga mënyra se si artikulon.Njerëzit mbipeshë artikulojnë ndryshe. Këto janë me eksperiencë tani”,ka treguar ai.
Gazetarja Shehu më pas e ka pyetur nëse është e bukur Kostana Morava, pjesë e të ftuarve.
“Sigurisht. Kam kuptuar elegancën e saj. Nëse do flas vetëm nga zëri pa marrë parasysh komponentë të tjerë, Kostana e ka zërin pak të ngjirur si agresive dhe të jep përshtypjen e një njeriu shumë strikt dhe e prerë”, ka shpjeguar Emiljano Lule.