Juli dhe Egla janë kundërshtarë në ”Big Brother Albania Vip 3”, ku shpesh herë i shohim të përfshirë në debate me njëri-tjetrin.
Por këtë herë kanë bërë një muhabet mjaft të shtruar me njëri-tjetrin, ku Juli shpreh pakënaqësitë që ka ndaj sjelles së Rikes. Ai mendon se Rikes i ngel hatri shumë shpejt dhe kur ai shpreh një mendim të tij, Rikja mund të distancohet.
Egla ndan të njëjtin mendim me Julin, ku shprehet se Rikja ka mentalitetin e një 12-vjeçareje dhe se një nuk bën sjellje të një njeriu të rritur.
Egla: Është mentalitet 12-vjeçareje. Një i rritur nuk i bën ato muhabete.
Juli: I thashë do më kesh çekan mbi kokë sa herë që të shoh me dikë që të ka prekur, do të të them “hë Rike, hë Rike”.