Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Ka naftë në Jon, Italia autorizon nisjen e kërkimeve

09:38 / January 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
petrol
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në detin Jon mendohet se ka rezerva nafte. Për këtë arsye, edhe Italia i ka hapur dritën jeshile kërkimeve për naftë në detin Jon. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan për një debat që ka lindur së fundmi, pas publikimit të dekreteve përkatëse në Buletinin zyrtar të hidrokarbureve dhe gjeoburimeve, të cilat autorizojnë kërkimin në det, në zonë F sipas klasifikimit Italian për kompaninë amerikane Global Med që ka seli në Kolorado.

Sipërfaqja në total shkon në 2200 km2 dhe përfshin dy rajone të Italisë, Bazilikatën dhe Pulian. Përfaqësues të kësaj të fundit kanë reaguar duke deklaruar se do të kundërshtojnë çdo veprim në det për kërkimin e naftës pasi cenohet ambienti. Në të vërtetë lejet janë tre, sipas zonifikimit dhe në lejen e kërkimit F. R44. Gm, sipas titullimit në dekretin origjinal, zona kalon në një pikë kufitare me koordinatat e marrëveshjes së delimitimit mes Shqipërisë dhe Italisë. Të dyja vendet kanë nënshkruar marrëveshjen që në vitin 1992 dhe në këtë rast është disi e vështirë të pritet ndonjë notë nga pala shqiptare. Pa përjashtuar kuptohet tallavanë e Facebook.

Në të trija dekretit përcaktohet se leja është dhënë pa paragjykuar të drejtat e palëve të treta, duke rregulluar në normën juridike korrektesën e palës italiane, ndonëse në detin Jon nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes të trija vendeve kufitare, Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Kërkime në detin Jon, në jugperëndim të Korfuzit ka autorizuar edhe Greqia, e cila pritet që në muajin tetor të ligjërojë gjerësinë territoriale detare prej 12 miljesh.

Kërkimi nga të dyja shtetet fqinj e bën të besueshëm se edhe zona shqiptare e detit Jon ështën potencialisht naftëmbajtëse, edhe pse deri më sot nuk ka një shprehje inetersi në këtë drejtim. Në Itali teknologjia që do të përdoret quhet airgun dhe është me shpërthim, një tjetër arsye kjo që ambientalistët kundërshtojnë, shkruan Respublica.

Ndërkohë në Greqi, Joni, njësoj si Egjeu po shihen si zgjidhje afatgjatë për problemet ekonomike. Në majin e vitit të kaluar, kreu i shoqërisë greke për menaxhimin e burimeve hidrokarbure, Yannis Bassias, deklaroi se Greqia shpreson që të përfitojë 600 miliardë euro në 25 vjet mbi një rezervuar nafte dhe gazi që mendohet se përmban respketivisht 3 miliardë barrela naftë dhe 4 trilion metra kubë gaz.

jon kerkime nafte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Automjetet, BE-ja bën hap pas: Mbeten motorët me naftë dhe benzinë, stimuj për makinat elektrike të prodhuara në Evropë

20:59 / December 16, 2025

Ukraina sulmon një nga rafineritë më të mëdha të gjigantit rus të naftës

13:39 / September 5, 2025

Trump shton presionin ndaj Evropës: Evropa duhet të ndalë blerjen e naftës ruse që po financon luftën

09:43 / September 5, 2025

Tërmeti i fuqishëm i mori jetën mbi 800 personave në Afganistan, vijojnë kërkimet në zonat e prekura

09:17 / September 2, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.