Deputeti i opozitës Gjekmarkaj tha gjatë një bisede televizive se ish presidenti Meta duhet të kërkojë hapjen e dosjes së tij.
Agron Gjekmarkaj: Në këto 32 vite dosjet duhet të ishin hapur 32 herë. Meta duhet të vërtetojë që dosja është e manipuluar. Tre janë skenarët e mundshëm për Ilir Metën E para, qeveria ka manipuluar dosjen për Iliri Metën, e dyta ka qenë një dosje për Ilir Metën që nuk ka bashkëpunuar me ish-sigurimin e shteti. ose e treta që mund të ketë bashkëpunuar dhe duhet vërtetuar. Të hapet dosja dhe nëse nuk ka bashkëpunuar, gjëja e parë qW duhet bërë është që t’i kërkojnë falje Ilir Metës, ose nëse rezulton bashkëpunëtor të vazhdojnë procedurat.
Duhet ta vërtetojmë. Çdo kush që ka qenë bashkëpunëtor nuk dihet të ketë post të lartë në politikë. Unë besoj që parlamenti ka të drejtë të votojë çdo ligj që është për transparencë. Por njeriu konvertohet dhe kjo e drejtë hyn në politikë. Raporti është më krimin, nëse nuk ka krime, njeriu mund të konvertohet.