Ka vetëm dy lloje tradhtish dhe dy mënyra të ndryshme për t’i përballuar përballuar secilën.
Lloji i parë i tradhtisë në çift është ai me anë të së cilës tradhtari përpiqet të mbushë boshllëqet që i ofron marrëdhënia me partnerin. Për këtë arsye hapet ndaj eksperiencave të tjera, por pa investuar në to anën sentimentale. Kjo do të thotë se mënyra e vetme për ta luftuar këtë lloj tradhtie në çift është bashkëbisedimi dhe mbushja e boshllëqeve që mund të ketë marrëdhënia.
Ndërsa lloji i dytë i tradhtisë është disi më i thellë dhe vjen pikërisht në kohën kur njëri nga partnerët në çift nuk mundet ose harron të investojë aq sa duhet në marrëdhënie. Kjo është arsyeja përse tradhtari kërkon me doemos një eksperiencë tjetër, pas së cilës investon edhe anën sentimentale. Mënyra e vetme për t’i bërë ballë këtij lloji të tradhtisë është terapia në çift, për të mos arritur kështu deri tek ndarja që në një situatë të tillë herët a vonë bëhet e pashmangshme.