Krahas urimit të përditshëm mirmëngjes për shqiptarët, ku poston punët e përditshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka dhe një rubrikë të veçantë në Instastory, ku poston për njerëz të famshëm që përkujtohen.
Mëngjesin e kësaj të hëne ai ka zgjedhur ti urojë ditëlindjen kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili në këtë ditë mbush plot 83 vjeç.
“Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”- shkruan Rama në video.