Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kadilli: E kam konsultuar me miq mundësinë e kandidimit si përfaqësues i opozitës përballë Veliajt

23:54 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kadilli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka folur për projektet e tij në të ardhmen brenda PD-së. I pyetur nga Arian Çani në lidhje me zërat që qarkullojnë se Kadilli ka në plan të jetë kandidat për kryetar bashkie i Partisë Demokratike në Tiranë, Fatbardh Kadilli e ka pohuar duke thënë se këtë e ka konsultuar me miq, kolegë e figura të televizionit, por akoma me kreun e PD-së Berishën.

Gjatë fjalës së tij, Kadilli ka thënë se projekti që ai synon që opozita të përballet me pushtetin në Tiranë, beson se do të ketë mbështetjen e Berishës.

Arian Çani: A është e vërtetë se janë hapur llafe se ti ke në plan dhe pritet të jesh kandidat për kryetar bashkie i PD në Tiranë, sfidant i Erion Veliajt?

Fatbardh Kadilli: Është e vërtetë që e kam konsultuar me miq, kolegë e figura të ekranit mundësinë e kandidimit si përfaqësues i opozitës përballë Erion Veliajt apo kushdo të jetë nga PS për garën e bashkisë. Deri tani ka qenë një konsultim miqsh. Ti po e bën lajm se unë deri tani nuk kam folur publikisht.

Arian Çani: A e ke konsultuar me njeriun kryesor të PD që quhet Sali Berisha?

Fatbardh Kadilli: Jo, nuk e konsultuar me Berishën. Kam në gatishmëri dhe emrin tim në dispozicion të një projekti për t’u përballur opozita me pushtetin në Tiranë. Unë besoj se ky projekt që unë synoj të ngre, natyrisht besoj do të ketë dhe mbështetjen e Berishës. E shoh veten si një faktor bashkimi në një projekt ku e gjithë opozita që e ka fare të qartë se kush është Fatbardh Kadilli.

Arian Çani: Dhe a mendon se do të jesh anti-modeli i Erion Veliajt?

Fatbardh Kadilli: Në mënyrë absolute. Njeri më të thjeshtë se sa të bësh anti-modelin e Erionit nuk ka. Anti-modeli i Erion Veliajt mjafton që të jesh një person i ndershëm dhe i vërtetë dhe të mos jesh produkt i të tjerëve, por të jesh produkt i vetes.

bashkia e tiranes fatbardh kadilli kandidat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.