Në Brazil, jo të gjithë bëjnë tifozllëk për kombëtaren, shprehet ish-ylli i Milan, Ricardo Kaka.
Në një intervistë, ia tregoi se madje ka nga ata që nuk e durojnë dot ekipin dhe veçanërisht Neymar, për të cilin tha se shihet si njeri pa vlera.
“Është e çuditshme të thuhet, por jo të gjithë në Brazil janë tifozë të ekipit kombëtar. Shumë, në Brazil, flasin për Neymar në mënyrë negative. Ndoshta do të jetë për shkak të politikës, fakti është se brazilianët ndonjëherë e bëjnë këtë, nuk dinë të njohin madhështinë e talenteve të tyre.”