Fatbardh Kadilli, ish-deputet i PD-së, u shpreh se kalimet partiake janë një shërbim për mazhorancën dhe për egon e tyre. I ftuar në Ora Tv ai u shpreh se opozita dobësohet pas këtyre lëvizjeve.
Kadilli: Sjellje të tilla zakonisht ndodhin në fillim të mandateve, jo në fund, se si të tilla janë truk. Këta persona janë të qartë se po bëjnë një shërbim, së pari egos së tyre.
Së dyti e dinë që një lëvizje e tillë çon ujë në hullinë e mazhorancës. Nuk është se personat kanë vajtuar për një kauzë, por për egon e tyre, duke ciflosur kompaktësinë e opozitës.