Kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema është kallzuar penalisht në SPAK për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”.
Kreu i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema, është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme nga dy qytetare të Skraparit, shtetaset Adriana Qevani dhe Miranda Bakiasi. Mema, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dhe “shpërdorimit të detyrës”.