Gjykata Kushtetuese ka refuzuar shqyrtimin e padisë së ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, i cili u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjykimit ishte edhe gjyqtari i pezulluar, Luan Daci. Pas shkarkimit, Cani paditi në Gjykatën Kushtetuese, Luan Dacin dhe Artan Hajdarin, me pretendimin se ishin emëruar në kundërshtim të Kushtetuës.
Gjykata e Posaçme ndërkohë, la në fuqi të dielën pezullimin nga detyra të Dacit, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Daci u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare.
SPAK vertëtoi se Daci ka bërë deklarim të rremë përsa i përket shkarkimit të tij në vitin 1997 nga sistemi i drejtësisë për paaftësi, duke thënë se është vetëdorëhequr, kur është pyetur në komisionin ad-hoc.