Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike, pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani ndaj një grupi që dyshohet se kishte trafikuar emigrantë nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar me varka. Në pranga është vënë edhe një 46-vjeçar irlandez.
Sipas hetuesve, të akuzuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qenë të përfshirë në blerjen e një varke, të cilën e kanë përdorur për të mbledhur emigrantë dhe për t’iu bërë të mundur atyre kalimin drejt Mbretërisë së Bashkuar.