Adriana sot është 27 vjeç, dhe ka vendosur të flasë publikisht për historinë e saj të abuzimit seksual.
Ajo është rritur në jetimoren e Shkodrës dhe tregon në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” historinë e jetës së saj e cila është rritur në jetimoren e Shkodrës mes dhunës së punonjësve atje.
Ndërkohë që një ditë, teksa kthehej nga shkolla, kur ishte vetëm 12 vjeç, ajo është abuzuar seksualisht nga roja i jetimores. Adriana thotë se pas kësaj historie kanë rrëfyer histori të tjera tmerri duke nisur nga mësuesi i fesë islame, i cili ka abuzuar me të gjithë fëmijët e jetimores seksualisht.
Kalvari i vuajtjeve të Adrianës vazhdon edhe më pas, dhe kur ka shkuar të denoncojë është dhunuar edhe në polici. “Deri në 2007 kam jetuar në jetimoren e Shkodrës, abuzoheshin të gjithë fëmijët. Në 2016 e kam marrë guximin, po edhe sot e kësaj dite ekziston ky fenomen. Ku ka jetim që është rrit në jetimore e përfundon në konvikt abuzohet. Kam baza kam dëshmi, të gjitha, të fëmijëve. Këto ia kam thënë dhe policisë. Kur i thua ku je rritur sigurisht që nuk ke ku të kërkosh ndihmë. Ka qenë mësuesja Marsida, ka parë se ça bëhet me fëmijët dhe ka ikur”, rrëfen Adriana.
Ajo thotë se dhe në konviktin e vajzave, ku strehoheshin vajza të jetimores mbi 18 vjeç, ishte një tmerr më vete. Ku vajzat më të rritura ktheheshin në tutore dhe prostituonin.