Samed Halilaj 30-vjeç, është një nga shqiptarët që ikën në Angli për të punuar, dhe kujdesej për bimët narkotike, kanabis. Ai ka thënë para autoriteteve se ishte i detyruar të punonte pasi duhet të shlyente borxhet.
Avokatja e tij, Lucy Ffrench, i tha Gjykatës së Kurorës së Oksfordit se kushtet të vështira në të cilat u gjend klienti i saj ishin të detajuara në deklaratën e një prej policëve të thirrur në shtëpi.
“Kishit bërë një borxh, ju thoni rreth 11,000 £, ndaj një shqiptari. Ata e dinë se ku jeton familja juaj në Shqipëri? Ju kërcënoheshit se do të punonit në shtëpi për të shlyer borxhin?”.