Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Kam fëmijët për të rritur”/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Eglit, motra akuzon: Janë lënë të lirë vrasës

14:30 / August 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
motra e Eglantin Proges1 768x431 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Motra e Egli Progës, 42-vjeçarit i cili u vra në Pogradec, në një gjendje të rënduar nga ngjarja e rëndë, ka reaguar pasi gjykata la në burg vetëm njërin prej të akuzuarve. ”Janë lënë të lirë vrasës. Çfarë janë këta persona që lihen të lirë? Po vazhdon të vritet Egli me çdo veprim dhe mosveprim që po kryhet. Kjo është vrasje për herë të tretë. Është vrasje me dashje dhe janë lënë lirë një tufë huliganësh”, tha ajo para mediave.

Në seancën e sotme, Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçen si i dyshuar për vrasjen e Egli Progës, ndërsa për 3 të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guçe ka vendosur detyrim paraqitje.

Ishte pasditja e 10 gushtit kur Egli Proga mbylli qepenin e lokalit të tij në Pogradec për herë të fundit dhe u drejtua për në shtëpi. Pak metra më tej, në afërsi të një lokali tjetër ishte Denis Meçe dhe e ftoi Eglin për një cigare. Ai i ka kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit si “gjobvënie”, por ky i fundit ka refuzuar.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se në ato momente Egli është shprehur se nuk mund t’i jepte xhiron ditore, pasi kishte për të mbajtur fëmijët e tij. Xhiroja ditore i kushtoi jetën Eglit, pasi u godit me grushte në anën e majtë të kokës nga Denis Meçe, goditje e cila ishte fatale.

Ai ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë për 30 minuta, tregojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, ndërsa aty pranë ishte edhe një efektiv policie. Familjarët kanë tentuar ta marrin 42-vjeçarin dhe ta dërgojnë në spital, por janë refuzuar dhe iu është thënë nga policia se ndihma mund të jepet vetëm nga persona të specializuar, por ambulanca erdhi me vonesë sipas tyre.

Egli Proga krimi Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.