Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

‘Kam lexuar në gazeta që më kërkoni’! Bosi shqiptar i drogës vetëdorëzhet në polici

23:47 / July 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëdorëzohet në polici një shqiptar në Itali. Ai kishte lexuar në gazeta se ishte në kërkim. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari shkoi në zyrën e avokates Tiziana Zambelli duke thënë:

Jam Mirjan Paja dhe jam në kërkim nga policia, më thonë trafikant droge. Në këtë moment, 42-vjeçari shqiptar, i cili u shpëtoi arrestimeve javën e kaluar tha se e mësoi se ishte shpallur në kërkim nga lajmet në gazeta:

E lexova emrin tim, më thonë se jam një trafikant droge. Pak minuta më vonë Paja doli nga dera e zyrës së avokatisë dhe shkoi në stacionin e policisë së Bolonjas. Sipas hetimeve të policisë Paja është një figurë lider në botën e trafikut të drogës në Bolonja.

Paja një “furnizues” i nivelit të lartë (lider), i futur në bandën e udhëhequr nga Andrea Balboni, Mirko Mezzetti dhe Luca Giacomelli. Ai ka një rol të lartë, ose të paktën strategjik në bandën e drogës. Sipas gjyqtarit hetues, shqiptari ishte i ngarkuar me furnizimin e drogës që i mbërrinte grupit. Hetuesit e policisë e ndoqën dhe e përgjuan për muaj të tërë shqiptarin, duke regjistruar blerjen dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit. Emri i tij doli në një hetim pas arrestimit të një prej furnitorëve historikë të grupit, Adrian Shehi, i cili punonte me dajën e tij, Altin Grifi. Dy shqiptarët të cilët drejtonin një lokal në via di Corticella, kishin ndaluar trafikun, i pari për shkak të burgut, i dyti për të qetësuar ujërat. Dhe vendin e tyre e kishin zënë dy shqiptarë të tjerë: Blendi Koci dhe Miriam Paja.

Në letrat e prokurorit emri i 42-vjeçarit figuron në shumë episode të transferimit të drogës. E para daton në 10 korrik 2020, kur ai vuri një kilogram kokainë në duart e Balbonit dhe Mezzettit. Pastaj dy kilogramë të tjera në datën 17 dhe një e treta në datën 20 të të njëjtit muaj. Kur Paja dhe Koci nuk kishin mall në dispozicion, dinin ku ta gjenin. Policia, i kapi duke blerë një kilogram drogë nga Armando Doja (gjithashtu shqiptar),dhe më pas ata ia shitën sërish bandës më 30 shtator 2020. E kështu me radhë për disa muaj. Në shkresat e hetimit figuron edhe shitja e 3.5 kilogramëve kanabis.

Pas arrestimeve, prokuroria ka bërë të ditur përfundimin e hetimeve dhe tani pritet kërkesa për aktakuzë, pa përjashtuar që prokurori të vendosë për gjykim të menjëhershëm. Provat kundër të dyshuarve duket se janë të forta, pasi në dosje janë qindra përgjime, dhjetëra raportime për trafik droge, armësh dhe parash. Paja është dërguar në Dozza dhe të hënën duhet të bëhet marrja në pyetje.

bosi shqiptar Itali vetedorezohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.