Karl-Anthony Towns, basketbollisti i Minnesota Timberëolves në NBA po hyn në sezonin e tij të gjashtë në NBA me plagë të mëdha në shpirt.
“Kam kaluar shumë, duke filluar me mamanë time,” tha Towns për gazetarët të premten.
Nëna e Towns, Jacqueline Towns, vdiq në Prill nga ndërlikimet nga Covid-19. Të Premten, 25-vjeçari u thanë gazetarëve se ka humbur edhe gjashtë anëtarë të tjerë të familjes nga koronavirusi.
“Natën e kaluar më thirrën se kam humbur xhaxhain tim,” tha Towns.
Toëns tha se po përpiqet ta mbajë të sigurt familjen e tij.
Babai i tij, Karl-Anthony Towns Sr., gjithashtu u infektua nga Covid-19 por u shërua.
“Kam parë shumë arkivole në shtatë-tetë muajt e fundit. Por kam shumë njerëz në familjen time që janë infektuar nga Covid. Po përpiqem ti mbaj ata të shëndetshëm. Është një përgjegjësi shumë e madhe për mua që të mbaj familjen time të mirëinformuar dhe të bëj të gjitha lëvizjet e nevojshme për t’i mbajtur gjallë.”
Por kur u pyet nëse basketbolli do të ishte një lloj terapie për të, Towns pranoi vështirësinë me të cilën përballet ndërsa përgatitet për sezonin e ri, duke thënë se nuk ka qenë mirë psikologjikisht që kur nëna e tij u shtrua në spital.
“Unë këtë lojë e luaj më shumë sepse më pëlqente të shikoja anëtarët e familjes sime duke më parë duke luajtur një lojë në të cilën isha shumë i suksesshëm dhe i mirë. Gjithmonë më sillte një buzëqeshje kur shihja mamanë time në vijën fillestare dhe në tribunë. Kështu që do të jetë e vështirë për të luajtur. Është e vështirë të thuash se kjo është terapi. nuk mendoj se kjo do të jetë më një terapi për mua. Por kjo më jep një shans të rijetoj kujtimet e mira që kisha”.