Modelja e familjes Kardashian-Jenner, Kendall është në kopertinën e numrit të fundit të revistës Allure, ku ka folur për përballimin e fyerjeve online të cilat i ka quajtur “gjëra shumë të dhimshme”.
“Kam qarë me ditë të tëra për shkak të gjërave që njerëzit thonin për mua, dhe mu desh të bëhesha e fortë përmes këtyre”, thotë 23-vjeçarja për revistën.
“Dua të them, mos më keqkuptoni. Nuk jam një super njeri. Dhe unë ndjej, dhe gjërat që njerëzit flasin online janë të dhimbshme”, vijon bukuroshja brune. Megjithatë ajo thotë se ia ka dalë se si ti menaxhojë këta “zëra të këqinj” duke thënë se thjesht duhet të jetosh jetën tënde e mos tu kushtosh rëndësi gjërave.