Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kam shkuar të kapja Belerin”, Shemsi Prençi: Mund edhe të ishim vrarë, ishte i armatosur

08:55 / April 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1479
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka rrëfyer se ka marrë pjesë në një operacion për kapjen e Fredi Belerit, gjatë masakrës së Peshkëpisë në vitin 1994, kur grupi terrorist grek “MAVI” sulmoi postën kufitare të ushtrisë shqiptare.

Gjatë një interviste në emisionin “Breaking” në Top News, Prençi kritikoi politikanët shqiptarë që e mbështetën kandidaturën e Belerit, duke e katapultuar atë në ato rrethana ku ndodhet sot, i kandiduar si eurodeputet i Greqisë në BE.

Prençi tha se mund edhe “të ishin vrarë” gjatë aksionit për kapjen e Belerit dhe anëtarëve të tjerë të MAVI-t, pasi ishin të armatosur rëndë.

“Unë e kam kërkuar Belerin për ta kapur, për ta arrestuar. Mund edhe të ishim vrarë, se ai ishte i armatosur. Shqiptarët janë në gjendje të mendojnë dhe të gjykojnë se këta njerëz që kanë qarë në varrin e dëshmorëve të vrarë nga “MAVI” grek, sot këta njerëz që e paraqesin si kandidat, kjo është poshtërsi politike.”, deklaroi Prençi.

Nga sulmi i organizatës terroriste greke “MAVI” në Peshkëpi mbeti i vrarë roja Arsen Gjini dhe komandanti i këtij reparti Fatmir Shehu dhe u plagosën katër ushtarakë të tjerë.

“Fredi Beleri është si dy pika uji me Radoiçiçin. Edhe ai shkoi e mblodhi disa terroristë dhe sulmoi policët në Kosovë. Atë nëse nuk e arreston Vuçiçi dhe Albin Kurti e kandidon nesër në Kosovë, unë të them, Albin Kurtin populli e var në mes të Prishtinës”, tha më tej Prençi.

beleri shemsi prenci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.