Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kam video, ministrat orgji në klubet e Tiranës”/ PS kërkon përjashtimin e Berishës

18:06 / February 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi.

Kjo kërkesë është parashtruar nga deputetja socialiste, Anila Denaj, e cila argumentoi se Berisha ka tejkaluar çdo limit etik ndaj organet e Kuvendit.

“Kërkojmë që organet kompetente të përjashtimit të Sali Berishës me afat maksimal të parashikuar nga rregullorja. Deputeti Sali Berisha ka arritur kapërcimin e etikës. Është firmosur nga 27 deputetë. Eshtë depozituar sot dhe është pjesë e deklaratës që e keni marrë dhe kërkojmë të shqyrtohet menjëherë”, tha ajo.

Disa ditë më parë, Berisha u shpreh se ka video, të cilat nuk do t’i bëjë publike, ku disa ministra dhe ish-agjenti i FBI-së, McGonigal, janë takuar në klube nate në Tiranë dhe kanë bërë orgjira.

Pas kërkesës së Aleancës së Garve të PS për përjashtimin maksimal të tij, ka reaguar menjëherë Berisha.

“Nuk mund të sfumoni skandalin e tmerrshëm në të cilin jeni përfshirë këtu në parlament. Këtu endet hija  e McGonigal, i cili bashkëpunoi ji vetëm me Edi Ramën por edhe me disa nga këta ministra  e ministre. I cili mori përsipër si vrasës me pagesë të sulmojë opozitën, të shkatërrojë opozitën. Një pjesë e juaj jeni në gjykim në Shqipëri dhe në SHBA. Ty të duket të pëlqejnë ato që thotë Rama, po unë ato nuk i them kurrë, unë jam soj tjetër”, tha Berisha.

Berisha kuvend perjashtim PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.