Sipas ”Wall Street Journal” dueli mes Kamala Harris dhe Donald Trump është në barazpeshë, me nënpresidenten pak përpara me dy pikë, përkatësisht 49% me 47% që zotëron republikani.
Harris ka arritur të kapërcejë avantazhin prej gjashtë pikësh që Trump kishte ndaj Joe Biden përpara tërheqjes së tij. Sondazhi tregon gjithashtu mbështetje më të madhe për Kamala në mesin e votuesve me ngjyre.
Shifrat mund të ndryshojnë sërish pas mbështetjes zyrtare të Obamës dhe bashkëshortes së tij, Michele. Ndërkohë, JD Vance, zëvendësi i Donald Trump, korrigjon qasjen e tij pas ortekut të kritikave për drejtimin e gishtit nga “gratë pa fëmijë me mace”, si Kamala Harris dhe demokratë të tjerë, që sipas tij qeverisin vendin.