Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kambistë pa licencë, pesë në pranga në Shkodër

09:26 / September 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga pesë persona dhe 2 të tjerë në hetim në kuadër të opercionit të koduar “Kambistët”.

Sipas policisë, ata akuzohen për veprat penale ”Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërkohë që janë sekuestruar një sasi parash.

OPERACIONI I POLICISE

Finalizohet operacioni i koduar “Kambistët”

Operacioni në kuadër të planit të posaçëm kundër informalitetit.

Në pranga 5 kambistë, 2 të tjerë u proceduan penalisht.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një sasi parash.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, mbas hetimeve me metoda speciale, për veprat penale ”Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare” dhe “Fshehja e të ardhurave”, finalizuan operacionin “Kambistët”.

Në kaudër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

B. D., 60 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

A. Q., 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

L. G., 46 vjeç, banues në Kozmac, Bashkia Vau i Dejës, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Y. B., 57 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

M.B., 56 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit P. M. dhe R. R.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi parash që këta shtetas e përdornin për të kryer këmbimin valutor në mënyrë të kundrërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

kambiste licencë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.