Policia e Shtetit ka nisur një aksion për heqjen e kamerave të paligjshme në rrugët e qyteteve, të instaluara nga grupet kriminale.
Pëllumb Nako, ekspert i sigurisë, në një intervistë të dhënë në “News24”, u shpreh se atë që nuk e bëri dot policia për vendosjen e kamerave, po e bëjnë grupet kriminale.
Sipas tij, aksioni ka për qëllim zhdukjen e paligjshmërisë, duke shtuar se ky operacion duhet të rishikohet në tërësi.
“Atë që duhet të bënte policia për fat të keq e bëjnë grupet kriminale. Ligji i vitit 2016 lidhet me masat shtesë të sigurisë, pra identifikohen zonat më problematike dhe aty vendosen kamera.”