Një familje shqiptare në Itali ka pësuar një aksident të rëndë rrugor në Marostica, Itali.
Mësohet se është dëmtuar rëndë vajza 14-muajshe e familjes. Ajo është dërguar në spitalin e Padovas, ku po lufton për jetën. Mjekët janë detyruar t’i presin njërën nga këmbët për shkak të dëmtimeve të rënda.
Në spital janë shtruar dhe prindërit e foshnjës. Nëna e saj ka pësuar fraktura në krah ndërsa babai ka prerë damarët pasi goditi xhamin e makinës.
Mësohet se automjeti u përplas me një kamion i cili drejtohej nga 58-vjecari italian, Pietro Dal Santo i cili ishte në gjendje të dehur, raporton Shqiptarja.com.
Pas aksidentit ai ra në pranga pasi tentoi të largohej nga postblloku i policisë.