Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kampi i emigrantëve në Shëngjin, zv.ministri i Shtetit italian: Ne vepruam vetëm, por BE nuk kundërshtoi

11:03 / November 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fazzolari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e dy strukturave për pritjen e refugjatëve në vendin tonë. Zv.ministri i Shtetit të Italisë, Giovanbattista Fazzolari në një intervistë për median italiane ‘’Corriere Della Sera”, jep detaje nga kjo marrëveshje, ndërsa e konsideron një sukses historik, që për herë të parë një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian po mbështet në vend të unionit për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm. Ai thekson se ka pasur një diskutim me BE për këtë çështje nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga Komisioni Europian.

Qendër rezidenciale në Shqipëri. Opozita flet për “deportim”. Nënsekretar Giovanbattista Fazzolari, çfarë marrëveshjeje është ajo mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama?

“Një sukses historik. Për herë të parë, një vend i tretë jo anëtar i BE mbështet një shtet evropian në menaxhimin e imigracionit të paligjshëm, duke mirëpritur emigrantët që mbërrijnë nga deti. Rezultatet e marra vetëm falë besueshmërisë ndërkombëtare të Melonit.”

A nuk është refuzim transferimi i tyre në Shqipëri?

“Jo, emigrantët e shpëtuar nuk do të mbërrijnë në Itali, do të dërgohen direkt në ato objekte”.

Por çfarë garancish ka që të drejtat e emigrantëve do të respektohen dhe qendrat nuk do të kthehen në kampe përqendrimi?

“Strukturat do të jenë nën juridiksionin italian. Ata do të kenë status ekstraterritorial. Rregullat dhe garancitë tona do të zbatohen atje”.

Jashtë?

“Ligjet shqiptare”.

Opozita ka frikë nga një “Guantanamo”. Nuk është kështu?

“E majta kundërshton çdo masë për të luftuar emigracionin masiv të paligjshëm. Është një vizion ideologjik, por deri më sot ligji ndërkombëtar nuk parashikon heqjen e kufijve kombëtarë. Është gjithashtu e habitshme që e majta ka dyshime serioze për një vend që është anëtar i Këshillit të Evropës dhe NATO-s, zyrtarisht kandidat për t’u anëtarësuar në BE, i cili ka edhe një kryeministër socialist, që dyshoj se mund të thuhet se e shkel garancinë për të drejtat e njeriut”.

Për sa kohë do të mbahen?

“Njëzet e tetë ditë për të kryer procedurat e përshpejtuara dhe për të vlerësuar se kush ka të drejtën e pritjes. Të tjerët do të riatdhesohen drejtpërdrejt”.

Tre mijë vende fillestare. Sa do të arrijë numri maksimal?

“Tridhjetë e gjashtë mijë vende në vit, si një eksperiment fillestar, është një numër shumë i kënaqshëm. Por është një model që ne synojmë ta përsërisim me çdo vend të tretë që jep garancitë e nevojshme. Do të çmontojmë biznesin e trafikut të qenieve njerezore për trafikantët që nuk do të mund të garantojnë më zbarkimin në Itali”.

A është dakord BE-ja?

“Ka pasur një diskutim”.

Por Italia vazhdon e vetme.

“Po, por pa kundërshtime nga Komisioni”.

Pse njoftimi surprizë?

“Ndoshta, nëse këtë verë, kushdo që fliste për pushimet e Melonit si mysafir i Ramës, do t’i kishte bërë vetes disa pyetje të tjera, do ta kishte kuptuar se kishte të bënte me emigracionin”.

Çfarë kërkon Shqipëria?

“Asgjë. Është një shtet mik me të cilin kemi bashkëpunim të ngushtë dhe të cilin e kemi mbështetur gjithmonë në kërkesën e tij për t’u anëtarësuar në BE”.

Kampi i emigrantëve në Shëngjin, Berisha: Asnjë lloj firme e Ramës nuk ka vlerë, është në hetim ndërkombëtar

Lexo edhe: Kampi i emigrantëve në Shëngjin, zv.ministri i Shtetit italian: Ne vepruam vetëm, por BE nuk kundërshtoi

Giovanbattista Fazzolari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.