I dërguari me punë i BE në Shqipëri, Luigi Soreca i pyetur për marrëveshjen Shqipëri-Itali për kampet e emigrantëve tha se mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve jo anëtare, mund të ketë një marrëveshje që i përmbahen legjislacionit europian. “Ne e kemi marrë tekstin dy ditë më parë dhe E kuptojmë se ky tekst është vetëm një hap i parë. Për momentin është e parakohshme të japim një vlerësim për dokumente që kanë më shumë vlerë politike dhe jo ligjore. Në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë me vendet e tjera duke respektuar legjislacionin e BE”,-tha Soreca.
Kampi për refugjatët në Shëngjin, Soreca: Vendet anëtare dhe jo anëtare të BE mund të bashkëpunojnë
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment