Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kampi veror RinCamp 2025/ Muzhaqi: Në qendër të vëmendjes, shëndeti mendor i të rinjve

14:09 / July 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 07 04 140828
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisië nisin kampin veror RinCamp 2025, i cili zhvillohet në Jalë nga data 2 deri më 6 korrik.


Ky kamp, tashmë një traditë e përvitshme, mbledh 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria, dhe shërben si një platformë e mirë për të rritur socializimin dhe ndërveprimin rinor, përmes shkëmbimittë përvojave, përfshirjes në trajnime dhe aktivitete që fuqizojnë aftësitë e tyre personale, emocionale dhe shoqërore. Përmes sesioneve të hapura të diskutimit me profesionistë të fushave tëndryshme, diskutime me përfaqësues të pushtetit lokal dhe tëinstitucioneve qëndrore, RinCamp 2025 synon të kthehet në një hapësirë frymëzuese ku të rinjtë jo vetëm marrin dije, por edhe japin ide dhe propozime konkrete për përmirësimin e politikave rinore.

Shëndeti mendor është përzgjedhur si temë qëndrore e takimit tëkëtij viti si një nga cështjet më shqetësuese të brezit të ri. Të rinjtë kanë mundësi që në një letër, në mënyrë krejt anonime tëartikulojnë problemin e tyre, i cili do të trajtohet nga psikologë të ftuar gjatë ditëve të organizimit të kampit. Kjo nismë synon qëtë fuqizojë të rinjtë të mposhtin frikën dhe madje të jenë aktiv nëpërballimin e problemeve dhe vështirësive që hasin.
 
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët znj.Bora Muzhaqi vlerësoi se ky takim rinor është një moment shumë i mirë për tu informuar mbi nisma dhe prpjekte në shërbim të tyre. Mbi të gjitha ky kamp shërben për të nxitur socializimin mes të rinjëve nga e gjithë shqipëria që mund të përkthehet në nisma rajonale rinore mes tyre.

RinCamp 2025 vjen si pjesë e një sërë nismash dhe program është ndërmarra nga Ministria për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë, që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre aktive në zhvillimet shoqërore, arsimore dheekonomike të vendit.

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, së fundmi kaloi në Këshillin e Ministrave ndryshimet në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Këto ndryshime ndërtojnë një platformë të konsoliduar për integrimin e të rinjëve në administratënshtetërore dhe trajtimin financiar të tyre. Programe të tjera të rëndësishme si program i nismave komunitare dhe i talenteve kanë marrë udhë dhe janë një investim shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjëve.

RinCamp 2025 mbetet një shembull i mirë se si institucionetmund të krijojnë ura komunikimi të vërtetë me brezin e ri, duke e vlerësuar si partner strategjik në ndërtimin e një Shqipërie mëtë fortë, më të shëndetshme dhe më të përfshirë për të gjithë.

bora muzhaqi kamp veror rincamp shendeti mendor te rinj vemendje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.