Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kampionati i “Mundjes Tradicionale të Gollobordës”: Festa e kthyer në traditë mbledh qindëra shqiptarë, Alla: Meritë e banorëve

20:59 / May 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aLLAa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme në Gollobordë është organizuar kampionati i “Kupës së Mundjes Tradicionale të Gollobordës”.

Kjo festë që tashmë është kthyer në një traditë ka mbledhur bashkë shumë shqiptarë nga vendi ynë, por gjithashtu edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra e Gjermania. Nën kujdesin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, në bashkëpunim me Shoqatën Sportive “Golloborda” dhe Shoqatën Kombëtare të Mundjes Shqiptare u organizua kampionati i mundjes, ku në fund u shpall fitues Arjan Dani.

Gjatë këtij kampionati mundje, kishte edhe aktivitetet të tjera si vallet popullore të cilat u kërcyen nga një grup vajzash të shkollës së mesme Ostren, gjithashtu një ekspozitë me fotot e mundësve të Gollobordës dhe Dibrës, prezantim i veshjeve dhe traditës së zonës si dhe vizitë në Muzeun e Shkollës së Mesme “Elez Koçi” dhe në “Palestrën e Mundjes”.

Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë edhe veteranë dhe ish sportistë nga Njësitë Administrative Ostren, Trebisht dhe Steblevë.

Kryebashkiaku Lefter Alla ka ndarë në “Facebook” foto nga aktiviteti i sotëm. Gjatë fjalës së tij, mësohet se Alla është shprehur se prej shumë vitesh Ostreni mirëpret me me qindëra sportdashës të mundjes, të cilëve i ofron mundësinë që të përballen me njëri-tjetrin.

Sipas Allës, banorët e zonës kanë bërë të mundur që ky sport të kthehet në një festë të vërtetë.

golloborda kampionati mundjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.