Ikona e atletikës në Shqipëri, e arta Luiza Gega tashmë është edhe Kampione e Europës, në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Mynih.
Vetë Gega këtë të hënë është shprehur se ndihet më e emocionuar si kurrë më parë dhe që ndihet krenare që përfaqëson Shqëpërinë.
“Faleminderit nga zemra për çdo urim, ma keni bërë këtë dite edhe më speciale. Nuk jam ndjerë kurrë më e emocionuar dhe më krenare për Shqipërinë që përfaqësoj”,-shkruan Gega në një postim në Instagram.
Pak javë më parë, 33-vjeçarja u rendit e pesta në botë në të nëjjtën disiplinë, ndërsa dhe në lojrat mesdhetare arriti që të merrte medlaje ari.