Ndërsa rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten, studiuesit kanë filluar të kërkojnë zgjidhjen në diçka jo të zakonshme – bimën e kanabisit, shkruan Forbes, raporton Tirananews.al.
Përbërjet aktive të kanabisit kanë një numër elementësh që e bëjnë atë tërheqës si një trajtim i mundshëm shtesë për infeksione nga koronavirusi i ri dhe kohët e fundit shkencëtarët kanë filluar të shikojnë potencialin e tij për uljen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjes, madje diskutuan nëse mund të përdoret edhe si një ilaç antiviral.
Këtë muaj, studiuesit nga Universiteti i Nebraskës dhe Instituti i Kërkimeve Biomjekësore të Teksasit po rekomandojnë më shumë hulumtime se si CBD me origjinë nga kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e inflamacionit të rrezikshëm të mushkërive nga koronavirusi i ri.
Autorët detajuan provat për mënyrën sesi fuqitë anti-inflamatore të kanabisit mund të ndihmojnë në kurim.
Në artikull, studiuesit shpjegojnë se “raportet e fundit kanë sugjeruar që infeksioni akut është i lidhur me një ‘stuhi’ të citokinës, e cili kontribuon në simptomat e etheve, kollës, dhimbjeve të muskujve.”
Këto raste ekstreme të inflamacionit mund të çojnë në pneumoni të rëndë që bllokojnë mushkëritë, e bëjnë frymëmarrjen të vështirë ose të pamundur. Pra, një nga strategjitë e rëndësishme që shkencëtarët po studiojnë në luftën kundër COVID-19 është ulja e inflamacionit.
Në veçanti, studiuesit po shikojnë mundësinë për një ilaç që zvogëlon aktivitetin e citokinës IL-6.
Në një studim të kohëve të fundit, një ilaç i tillë, Tocilizumab, ishte në gjendje të pastronte mushkëritë e pacientëve dhe rezultoi në shërim për 90% të pacientëve të trajtuar.
Për fat të keq, ky ilaç gjithashtu prodhoi efekte anësore serioze negative si inflamacioni i pankreasit dhe hipertrigliceridemia (një faktor rreziku për sëmundjen e arterieve koronare). Kjo ka bërë që studiuesit të vazhdojnë kërkimin për strategji anti-inflamatore – mundësisht ato që nuk janë aq të ashpra për këta pacientë tashmë të sëmurë kritikë.
Në këtë kërkime hyn pikërisht canabisi, si një mundësi kurimi.
Forbes.com/ Tirananews.al/ L.G