Mediat italiane bëjnë të ditur se 17 shqiptarë janë arrestuar falë një operacioni ndërkombëtar antidrogë në rajonin e Romës.
Policia ka goditur një grup kriminal që ishte një kanali i rëndësishëm i furnizimit me kokainë që vinte nga Holanda. Një sasi e madhe kokaine kalonte direkt në lagjet romane të Tor Bella Monaca dhe San Basilio, që ishin bërë qendra më pas për sheshet e Romës.
Mediat bëjnë të ditur se është sekuestruar një sasi prej 200 kg kokainë, pistoleta dhe armë të tjera.