Gazmend Oketa iku nga Partia Demokratike me kokën e kthyer pas… Iku si demokrat. Edhe larg saj mbeti i tillë. Në rikthim e mirëpritën të gjithë në shtëpinë e përbashkët të PD-së. U rikthye në orë jo të mira për PD-në pasi aksioni i saj politik ka shënjuar rrëzimin e qeverisë “Rama”. Pikërisht kësaj beteje ka vendosur t’i bashkohet edhe Gazmend Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes, aktualisht pjesë e forumit të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ndaj z.Oketa thotë për “Gazeta Shqiptare” se është i gatshëm të kontribuojë duke lënë të hapur mundësinë e kandidimit në Durrës me 30 qershor për kreun e Bashkisë së këtij qyteti. “Unë jam në PD për më shumë se kaq. Unë jam në politikë për të kontribuar me aq sa mundem për ndërtimin e një sistemi politik vërtet demokratik”, – shprehet z.Oketa.
Postime te ngjashme
Add A Comment