Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi, teksa ka folur para komisionit të KLP, tha se nëse për një zyrtar do të ketë në dorë prova që është i përfshirë në afera korruptive, as ai dhe askush tjetër nuk do t’i shpëtojë kthetrave të ligjit, por jo me fjalë boshe dhe komente.
“Nëse do kemi prova se një zyrtar i lartë është përfshirë në korrupsion, nuk do t’i shpëtojë kthetrave të ligjit, por jo me fjalë boshe dhe me komente. Në SPAK punohet 24 ne 24. Prokurorët e SPAK kanë harruar ditët e pushimit. Ne jemi strukturë që paguhemi njëlloj si gjithë të tjerët, ashtu si paguheni ju, si në Prokurorinë e Përgjithshme, apo si në Gjykatë Kushtetuese”.