Deputetja demokrate Flutura Açka, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ku u diskutua në lidhje me mënyrën se si kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 14 majit, është shprehur se duhet t’i jepet një shans kandidatëve të Rithemelimit.
Açka ka deklaruar se shumë prej atyre kandidatëve ndjehen të zënë në kurth, ndërsa ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka qenë ai që ndau demokratët.
“Unë do të trishtohesha t’i shihja të theren demokratët me të cilët kam punuar dhe që i ndau Berisha, por do të respektoj vendimet që do të merren, edhe sikur të kem bindje tjetër, pasi demokratët janë më të rëndësishëm. Kështu ndihmojmë edhe kandidatët e Rithemelimit, të cilët nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku kanë hyrë, pasi zemra dhe dinjiteti i tyre është PD, por fati dhe bindja, fetishi a kushedi ç’arsye nuk i lë të dalin nga rreshtorja për të mbrojtur partinë e tyre. Unë kam folur me shumë prej tyre dhe ia shoh plagën që kanë, por janë në kurth, një kurth i shëmtuar politik, ku në fakt ka hyrë çdo demokrat. Në, qoftë edhe duke marrë barrën e “të pamundurve” duhet ta ruajmë PD nga mbrapshtia dhe skizma qe po gatuhet prej muajsh. Nuk është paaftësi por qëndrim i pastër politik në mbrojtje te PD-s’e, të Opozitës dhe të mos i japim regjimit skenarin e fitores me sytë e mbyllur prej skizmës sonë, në te cilën regjimi ka pjesën e vet te kontributit malinj. Por nuk ka turp me te madh politik s’e te çosh te djathtët, te kandidojnë majtas, militantet e djathte te duartrokasin te majtën dhe votuesit e djathte te votoj në majtas. Kjo është tradhtia me e madhe qe i bëhet s’e djathtas në këta 30 vjet he vjen pikërisht nga një pjesë e themeluesve të së djathtës.”