Vijon fushata elektorale në 61 bashkitë e vendit. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara zhvilloi takime me qytetarë dhe tregtarë në tregun e fruta perimeve në qytet.
Sipas tij, te tregu i fruta-perimeve të qytetit, produktet nuk mungojnë, por fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.
“Ndryshimi nuk është thjesht dëshirë e përbashkët, por domosdoshmëri, me synimin për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së çdo qytetari të Durrësit, qoftë tregtar ose konsumator”, theksoi Cara.