Një moment i pazakontë ka ndodhur sot gjatë konferencës për media të kandidatit për kryetar të PD-së, Gjergj Hani, i cili ka ndërprerë krejt papritur fjalimin e tij. Teksa lexonte deklaratën para gazetarëve, Hani kërkoi që mediat të prisnin pak, pasi do t’i duhej të merrte syzet, pasi nuk mund të lexonte dot. “Të më falni, mosha bën të vetën, por kam harruar syzet andej dhe duhet t’i marr. Do më falni!”, tha ai dhe u ngrit për të marrë syzet, duke ardhur disa sekonda më pas me syzet e vëna.
Kandidati për kryetar të PD-së ndërpret live konferencën me gazetarët: Më falni, harrova…
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment