Kandidati serb për president, Nikola Sanduloviç ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku këtë të premte ka bërë homazhe në varrezat e Memorialit në Prekaz, në 15 vjetorin e pavarësisë. I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviç ka thënë se do të bëjë gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm të përgjigjen.
“Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme.
Kërkoj një ndjesë të madhe dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviçi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush.
Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush të përgjigjen. Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqe të merituar për të gjithë, faleminderit”, ka thënë Sanduloviç.