Ditët e pakta deri në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022 kanë bërë që kandidati socialist për Bashkinë e Dibrës Rahim Spahiu ti shpeshtojë takimet me zgjedhësit e tij në çdo njësi administrative, fshat apo lagje të kësaj bashkie.
Sëbashku me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetin e Qarkut Dibër Lavdrim Krashi kandidati është takuar sot me zgjedhësit e njësive Melan e Tomin. Në një postim të tij deputeti i PS-së shkruan:
Takime në Tomin dhe Melan.
Dialog për proritetet tuaja ndaj Bashkisë.
Me bindje për përfaqësim dinjitoz me Rahim Spahiu për Bashkinë që duam!